LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Prilepit bëhet me rezonancë magnetike

Spitali i Prilepit bëhet me rezonancë magnetike

Pas më shumë se 50 vitesh Spitali i Prilepit u bë me aparat për rezonancë magnetike dhe pajisje për të gjithë repartin. Me këtë për herë të parë rreth 120.000 pacientë të rajonit do të mund të caktojnë termin për diagnostikë me rezonancën magnetike në spital.

Në hapjen e repartit morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.


“Pa më shumë se 50 vitesh spitali bëhet me aparat modern për rezonancën magnetike dhe tani do të mundet akoma më lehtë dhe në mënyrë më të plotë ta realizojë misionin e vet – të sigurojë shërbim shëndetësor cilësor për popullatën nga Prilepi, Krusheva dhe Makedonski Brodi dhe për të gjithë këtë rajon, duke e përfshirë edhe Kavadarin. Qytetarët e komunës së Prilepit dhe rrethinës më nuk do të udhëtojnë në Shkup ose Manastir për ta patur këtë shërbim shëndetësor. Tani u hapet mundësia për qasje më të lehtë, pa shpenzime shtesë dhe kohë për termin, t’i marrin rezultatet menjëherë”, deklaroi Kovaçevski.

Aparatin e siguroi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa spitali i investoi rreth pesë milionë denarë për pajisjen e repartit.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se aparati është furnizuar si pjesë e IPA fondeve.

“Aparati që sot është i lidhur në sistemin elektronik Termini im dhe në sistemet PAKS. Ditëve të kaluara përfundoi trajnimi i personelit dhe u bënë incizime provë. Aparati për rezonancë magnetike është furnizuar si pjesë e IPA fondeve për shtetin tonë dhe përballjen me kanosjet shëndetësore, ndërsa përforcimi përmes këtij projekti vazhdon edhe në institucione të tjera shëndetësore”, tha Sali.

Drejtoresha e Spitalit, Keti Smielska vlerëson se janë përmirësuar kushtet shëndetësore për banorët e rajonit përmes pajisjes dhe rritjes së numrit të mjekëve-specialistë.

Pyetjes sa dhe kur do të punësohet personel i ri mjekësor në Spital, ministri i Shëndetësisë nuk mundi të saktësojë, pasi, siç tha, bëhet fjalë për plan vjetor.

Sipas Salit, është duke u punuar edhe në strategjinë për organizim rajonal të Shërbimit për ndihmë mjekësore emergjente.

“Në këtë kuadër është planifikuar furnizimi i rreth 60 automjeteve. Po punohet edhe në pjesën e renovimit të objekteve ku jemi në fazën fillestare”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali gjatë vënies në punë të repartit ku ndodhet aparati i rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori