LAJMI I FUNDIT:

​Spitali i Gjakovës së shpejti bëhet me rezervuar për furnizim me oksigjen të lëngshëm

​Spitali i Gjakovës së shpejti bëhet me rezervuar për furnizim me oksigjen të lëngshëm

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe është inspektuar hapësira në të cilat po punohet për vendosjen e rezervuarit për furnizim me oksigjen të lëngshëm në këtë spital.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, gjatë takimeve në këtë spital, janë njoftuar për punën që po bëhet në përgjithësi në këtë spital, me theks të veçantë, menaxhimin e Pandemisë së Covid-19.


Drejtori Krasniqi ka falënderuar menaxhmentin e spitalit dhe gjithë punonjësit shëndetësor për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, por edhe sëmundjeve të tjera.

“Bazuar në dinamikën e punimeve, ky spital pritet që së shpejti, pas investimeve nga ShSKUK, për herë të parë të ketë rezervuarin për furnizim me oksigjen të lëngshëm. Drejtori Krasniqi dhe ministri Zemaj, ofruan përkrahje në këkesat që ka ky spital. Para disa ditësh, Spitali i Gjakovës ishte pajisur për herë të parë me një aparat modern të CT, donacion nga Ambasada Amerikane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori