LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për kujdes të shtuar në komunikacion

Spitali Amerikan thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për kujdes të shtuar në komunikacion
Reklama

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët në sezonin e verës vizitojnë shumë Kosovën, dita ditës po rritet. Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje edhe komunikacioni gjithnjë e më shumë po mbingarkohet, në këtë mënyrë edhe aksidentet rrugore janë të shumta. Fatkeqësisht shumica prej tyre janë me fatalitet, dhe ky fakt është shumë shqetësues. Në 10 ditët e para të korrikut vërrehet një numër i madh i pacientëve të cilët paraqiten në spital me trauma ortopedike dhe lëndime të ndryshme si pasojë e aksidenteve rrugore.

Duke marrë parasysh gjendjen e infrastrukturës rrugore, numrin e madh të mërgimtarëve dhe mbingarkesën në komunikacion, stafi mjekësor i Spitalit Amerikan u bënë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të jenë sa më të kujdesshëm në rrugë, të kenë durim dhe t’i zbatojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që t’i shmangen sa më shumë aksidenteve rrugore.


Ditët e pushimit në Kosovë duhen mbajtur mend për gjërat e bukura dhe kohën e mirë të shpenzuar, dhe jo për fatkeqësinë që do të mund të shkaktonte një shpejtësi e madhe dhe një mosrespektim i shenjave rrugore.

Gjithashtu stafi mjekësor i Spitalit Amerikan është në gatishmëri të plotë dhe shumë i përgatitur për ofrimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe për ofrimin e ndihmës urgjente për të gjitha rastet e tilla. Mjekët janë të gatshëm që në kohën sa më të shpejtë të mbërrijnë tek pacientët në që mund të kenë nevojë.

Spitali Amerikan uron që të mos ketë raste të tilla asnjëherë, pushime sa më të mbara për të gjithë mërgimtarët që vizitojnë familjet dhe vendlindjen e tyre – Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
UBT dhe UP në krye të listës - Institucionet kryesore të shkencës sipas Kosovo National H-Index Ranking

UBT dhe UP në krye të listës - Institucionet kryesore të shkencës sipas Kosovo National H-Index Ranking

UBT
Një hapësirë për jetesë të rehatshme - Kompleksi Linda dhe standarde të larta

Një hapësirë për jetesë të rehatshme - Kompleksi Linda dhe standarde të larta

Al Trade Center
Loja e madhe e LIRI afër përfundimit - bëhu fituesi i radhës!

Loja e madhe e LIRI afër përfundimit - bëhu fituesi i radhës!

Liri Prizren
RENAISSANCE: A film by Beyoncen ga 1 – 3 dhjetor në Cinestar Megaplex

RENAISSANCE: A film by Beyoncen ga 1 – 3 dhjetor në Cinestar Megaplex

Cinestar
Falja e tatimit në pronë, Ibrahimi: Komunat do të humbin mbi 28 milionë euro në vitin 2024

Falja e tatimit në pronë, Ibrahimi: Komunat do të humbin mbi 28 milionë euro në vitin 2024

Ekonomi
Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori