LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK . Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj sindikate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për SBASHK-në.

Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 20% në diagnostikë dhe 15% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për familjaret e anëtarëve të SBASHK-të vlen ulja 20% në diagnostikë.


Numri i anëtarëve të SBASHK-të në tërë Kosovën është rreth 22 mijë, andaj një ndihmesë e tillë nga ana e Spitalit Amerikan është shumë e vlefshme.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj tha se edhe pse sot po nënshkruajnë një marrëveshje me disa ulje të caktuara, kjo nuk do të thotë që këto do të jenë kështu 100% respektive pasi që Spitali Amerikan po të ketë mundësi  që të bëjë lëshime akoma dhe më shumë edhe mbi këto ulje.

“Duke parë  mungesën e një sigurimi shëndetësorë i cili është një mbulim goxha i rëndësishëm sa i përket cilësisë dhe sasisë së jetës, mendova që Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës t’i bëjmë një ofertë të mirë aq sa është edhe mundësia me qëllim që të lehtësojmë aq sa kemi mundësi të gjitha vuajtjet e një kategorie shumë të gjerë dhe të rëndësishme të shoqërisë civile që ka nevojë për një mbulesë të tillë”, tha Dr. Novrus Caushaj, ai gjithashtu tha se Spitali Amerikan në Kosovë gjithmonë është munduar ta shpërndaj mesazhin e tij, që të jetë gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë.

Ndërsa kryetari i SBASHK-të , Rrahman Jashari tha se ndihet shumë i lumtur që një spital me emër të madh dhe të respektuar siç është Spitali Amerikan, ofron një ndihmë të tillë për anëtarët dhe familjarët e anëtarëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, duke ditur numrin e madh që kjo sindikatë ka rreth vetës.

“Për ne është një nderë i madh kjo që po e bëni për ne , shpresoj që sa më pak te kemi nevojë për mjek, por ata që kanë nevojë do ta kenë edhe një mundësi të mirë shtesë, një ulje goxha të madhe që Spitali më me emër ofron për ne. Ne këtë e konsiderojmë si respekt që ju keni ndaj mësimdhënësve tanë”, tha në fund kryetari i SBASHK-të Rrahman Jashari.

Spitali Amerikan, është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori