LAJMI I FUNDIT:

Spitalet në Kinë po përdorin robotët: Matin temperaturën, pastrojnë dhe shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për pacientët me coronavirus

Spitalet në Kinë po përdorin robotët: Matin temperaturën, pastrojnë dhe shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për pacientët me coronavirus

Spitalet në Kinë kanë marrë robotë të posaçëm për të ndihmuar gjatë shpërthimit të vazhdueshëm të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Spitali Wuhan Tongji Tianyou, Spitali Unioni Wuhan dhe Spitali i Gjashtë i Njerëzve në Shanghai kanë marrë secila dërgesa robotësh për të ndihmuar në uljen e ngarkesës së stafit njerëzor.

Madje, siç thuhet më tej, robotët mund të përdoren për të matur temperaturën, pastruar dhe shpërndarë ushqim dhe ilaçe për pacientët.


Spitalet e teknologjisë së lartë janë të pajisura me 5G, që do të thotë që mjekët menjëherë mund të shohin statistikat dhe regjistrimet e bëra nga robotët.

Për më tepër, makinat janë gjithashtu në gjendje të vetë-dezinfektohen pasi të vijnë në kontakt me pacientët, duke ndihmuar në ndalimin e përhapjes së infeksioneve të mundshme.

Thuhet se robotët u dhuruan nga kompania e teknologjisë CloudMinds në shkurt dhe ishin duke funksionuar për një javë.

Zyrtarët në Kinë kanë shpresë se teknologjia e zgjuar, si këta robotë të vegjël, do të ndihmojë në zvogëlimin e disa prej ngarkesave për personelin mjekësor që punojnë në krahinën Hubei.

Ka raporte për spitale të tjera që përdorin gjithashtu robotë për të ndihmuar në përballimin e kërkesave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pzmEvDZNkGc&feature=emb_title