LAJMI I FUNDIT:

SPGPM, SHGM dhe KEMM: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor e cenojnë lirinë e mediave

SPGPM, SHGM dhe KEMM: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor e cenojnë lirinë e mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) përmes një kumtese të përbashkët thonë se janë kundër ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara të Kodit Zgjedhor, të votuara si rezultat i marrëveshjeve politike mes pushtetit dhe opozitës.

Këto ndryshime sipas tyre, janë sjellur në mënyrë jotransparente, me konsensus të partive politike pas dyerve të mbyllura dhe e cenojnë punën e medias në kohë të fushatës parazgjedhore dhe janë në kundërshtim me qëndrimet dhe sugjerimet e shoqatave gazetareske.


“Qëndrimi i SHGM, SPGPM dhe KEMM të cilin e dinin partitë politike për të ndërprerë reklamimin të paguar politik gjatë fushatave zgjedhore në mediat private, ndërsa me ndryshimet e Kodit Zgjedhor jo vetëm se e legalizojnë këtë, por edhe mundësojnë kjo gjë të bëhet me para publike të qytetarëve. Absurd edhe më i madh është se ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor e autorizojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për efikasitetin e të cilit ishim dëshmitarë në të gjitha ciklet zgjedhore, t’i regjistrojë mediat onlajn të cilët do të raportojnë për zgjedhjet si dhe ta monitorojë dhe vlerësojë punën e tyre. Rikujtojmë se nuk ekziston praktik evropiane për ndjekjen e mënyrës së raportimit të mediave onlajn dhe se me këtë qasje prishet koncepti i vetërregullimit në media”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Ata më tej shtojnë se ndryshimet parashikojnë edhe dënime për mediat tradicionale dhe online në vlerë prej 4.000 euro, për raportim të pabalancuar dhe të paanshëm sipas nenit 181-a të Kodit Zgjedhor.

“Pyesim kush janë ato njerëz profesionist në KSHZ dhe në çfarë mënyre do të masin mosbalancimin dhe paanshmërinë e raportimit në mediat onlajn? Rikujtojmë se Agjencioni për Media hoqi dorë nga ky obligim shkaku i mungesës së metodologjisë, ose praktikës evropiane të ndonjë institucioni shtetëror të merret me raportim (jo)etik. Tentimi i fundit i pushtetit dhe opozitës të merren me profesionalizmit në media gjatë kohës së zgjedhjeve ishte edhe trupi ad-hok, i cili u tregua si zgjedhje e pasuksesshme”, thuhet në njoftim.

Si ndryshim problematik të Kodit Zgjedhor SHGM, SPGPM dhe KEMM e llogarisin edhe nenin 3 paragrafi 11, me të cilin pjesëmarrësve në procesin zgjedhor u kërkohet të dorëzojnë media plane për reklamim politik i cili më vonë do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë mediave private. Kjo sipas tyre, paraqet ndërhyrje në pavarësinë e politikës editoriale dhe përmbajtjeve programore të mediave në kohë të fushatave parazgjedhore, sepse iu imponohet skemë programore nga ana e partive politike.

“Këto ndryshime të dëmshme në Kodin Zgjedhor nuk janë në favor të reformave të bllokuara mediatike dhe pa dyshim ato do të ndikojnë negativisht në punën e mediave dhe në ambientin gjithëpërfshirës demokratik në kohë të fushatës parazgjedhore”, thuhet më tej në njoftim.

SHGM, SPGPM dhe KEMM në fund thonë se do të lajmërojnë misionet e përfaqësive të huaja në vend të cilët kujdesen për lirinë e të shprehurit dhe për pavarësinë e mediave në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori