LAJMI I FUNDIT:

SPEEEX LLC hap mbi 150 vende të lira pune në Prishtinë!

SPEEEX LLC hap mbi 150 vende të lira pune në Prishtinë!

Kompania e specializuar në  shërbimet e outsourcing “SPEEEX LLC”  deri në fund të këtij viti pritet ti hapë 150 vende të reja të punës, derisa vitin e ardhshëm ky numër pritet të dyfishohet. Për më shumë, SPEEEX është e kontraktuar nga gjigantët e telekomunkacionit Zviceran për kryerjen e shërbimeve outsource për kujdesin ndaj klientëve. 

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore të SPEEEX, shtoi se:
Sivjet do të kemi rekrutimin e 150 punëtorëve të cilët si kualifikim duhet të kenë njohuri të gjuhës Gjermane ose Frenge, ndërsa në vitin e ardhshëm kjo kompani do të jetë në gjendje të ofrojë edhe disa qindra vende të reja të punës për qytetarët e Kosovës”. Ndryshe, kompania SPEEEX është me pronësi 100% Kosovare dhe pagat e ofruara në këtë kompani janë sa trefishi i rrogës mesatare në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, SPEEEX LLC është e rankuar si një ndër kompanitë e mëdha globale në ofrimin e shërbimeve outsource ndaj klientëve, e cila ka të punësuar më shumë se 650 persona në qytetin e Prishtinës. Që nga themelimi i saj në vitin 2008, SPEEEX ka arritur që të krijojë hapësira dhe kushte të punës në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare duke ju mundësuar shumë të rinjve Kosovar që të zhvillojnë një karrierë të bujshme me perspektiv afatgjate.  Njashtu, SPEEEX kryeson si një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë. 

PSE SPEEEX LLC?

  • Vende të sigurta të punës me perspektivë afatgjate!
  • Atmosferë të këndshme pune në qendër të Prishtinës
  • Standarde Zvicerane të punës
  • Paga të larta dhe bonuse
  • Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim në karrierë

Për t’u bërë pjesë e SPEEEX LLC në Prishtinë aplikoni përmes kanaleve në vijim:

artikull i sponsorizuar