Samsung ka bërë një hap të madh vitin e kaluar kur e hoqi sistemin e saj operativ për orë Tizen OS dhe filloi ta përdorë sistemin operativ të Google, Wear OS në krye me softuerin e saj One UI.
Ajo që e bënë ia vlejti, për shkak se apetiti për orët e mençura mbeti i njëjti, dhe ju merrni një integrim dukshëm më të mirë të orës me telefonin tuaj Android.
Nga ana harduerike, ka pasur disa ndryshime, por që këto janë ndryshime të mirëpritura. Modeli Pro tani ka një kapacitet prej 590mAh, pothuajse dyfish më të madh se modeli paraardhës i tij.
Ndërsa modeli tjetër Watch5 gjithashtu merr bateri me kapacitet më të madh, por përmirësimi i saj është më modest, tani ka kapacitet prej 410mAh në krahasim me baterinë e Watch4 që kishte kapacitet prej 361mAh, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Një përmirësim tjetër i cili ja vlen që të përmendet, është se seria e re e Watch5 ka një kristal safiri i cili e mbron ekranin, ndërsa Watch5 Pro shkon një hap më tutje me trupin e saj prej titani.
Sa për pjesën tjetër të harduerit, është pak a shumë identike pasi që të 4 seritë e orëve veprojnë me platformën e njëjtë Exynos W920, përdorin ekranin e njëjtë Super AMOLED me madhësi 1.4 inç me rezolucion 450 x 450 dhe kanë setin e njëjtë të sensorëve.
Kjo përfshin monitorin ECG e gjithashtu edhe monitorin për matjen e shtypjes së gjakut. Watch5 Pro ka gjithashtu edhe sensorin për matjen e temperaturës trupore si bonus, sensor ky i cili mund të jetë i dobishëm për këto kohë.
Edhe pse të vogla, këto ndryshime mund të keni jo pak ndikim në përvojën e përdoruesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
Rikthehet Winamp
Google do të investojë një miliard euro në qendrën finlandeze të të dhënave për të nxitur rritjen e Al
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit