Është publikuar linja e Mitsubishi Triton 2023, teksa kamionçina e markës japoneze më nuk do të ofroi motor me benzinë – dhe asnjë nga variantet nuk ka çmim më të lirë se 20 mijë euro.
Çmimet janë rritur përsëri, vetëm 6 muaj pasi që Mistubishi kishte bërë një ngritje të çmimeve prej 5,700 eurove – përderisa Triton 2023-shit i është shtuar edhe një model “limited-edition” i prezantuar menjëherë pas variantit kryesor GRS.
Triton Sport Edition i ri ka një numër të kufizuar prej vetëm 400 veturave në Australi dhe ndërtohet mbi paketën Deluxe të GLS, e cila përfshinë ulëset e përparme me ngrohje, veshje të dyerve me lëkurë dhe kamerë me pamje rrethuese, përcjell Telegrafi.
Por kjo paketë e re Deluxe shton edhe një numër të përditësimeve të stilit, duke përfshirë theksime me ngjyrë të kuqe në pjesën e jashtme, tabela, dhe një interier me lëkurë ngjyrë të zezë me qepje me kontrast të kuq, raporton Drive.
Mitsubishi ka larguar motorin 2.4 litërsh me benzinë me katër cilindra nga modeli më i lehtë GLX, që besohet të jetë hera e parë që gama Triton ofrohet pa një motor me benzinë që prej se ky model filloi të shitet në treguan australian para 36 viteve.
Tani të gjitha modelet e reja Triton vijnë ekskluzivisht me një motor 2.4 litërsh turbo-dizel me katër cilindra që prodhon 133kW dhe 430 njuton metër.
Një transmision automatik me 6 shpejtësi është në dispozicion për të gjithë linjën, me një transmision manual gjithashtu me 6 shpejtësi që ofrohet në disa variante të 4×2 dhe 4×4.
Pretendohet se konsumi i naftës di të jetë prej 7.8 litra deri në 8.6 litra për 100 kilometra, e cila varet sipas konfigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRenault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit