Incizimet përmes rrezeve X në mushkëritë e pacientëve të shëruar nga COVID-19 tregojnë dëmtime që janë ‘shumë më të këqija’ sesa ata që kanë pirë duhan për vite.
Kështu së paku thotë Dr Brittany Bankhead-Kendall, një asistent-profesoreshë në Tech University Health Sciences Center në Teksas, ka ndarë fotografi të rrezeve X – për të treguar kontrastin, përcjell Telegrafi.
Kjo fotografi tregon mushkëritë e një pacienti të shëndetshëm (Foto: Dr. Brittany Bankhead-Kendall)
Ajo tha se mushkëritë e njerëzve që kanë pasur coronavirus mund të jenë pothuajse “plotësisht të bardha”.
I don’t know who needs to hear this, but “post-Covid” lungs look worse than ANY type of terrible smoker’s lungs we’ve ever seen.
And they collapse. And they clot off.
And the shortness of breath lingers on… & on… & on.
— Brittany Bankhead-Kendall MD (@BKendallMD) January 4, 2021
Në anën tjetër, mushkëritë e duhanpirësve janë më të mjegullt dhe tregojnë më pak dëme, madje edhe në mesin e atyre që kanë pirë duhan për vite, tha Dr Bankhead-Kendall.
Ajo shtoi se mushkëritë e të prekurve nga COVID-19 mund të ‘shemben’ dhe ‘mpiksen’ dhe gulçimi ‘mund të vazhdojë edhe më tej’.
Dëmtimi i mushkërive të një duhanpirësi nuk ishte aq i rëndë sa te ata me Covid-19 (Foto: Dr. Brittany Bankhead-Kendall)
Dr Bankhead-Kendall i tha CBS DFW se ndërsa mjekët janë përqendruar në mbajtjen e njerëzve gjallë, efektet afatgjata të sëmundjes nuk janë kuptuar mirë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo tha: ‘Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për vdekshmërinë dhe kjo është e tmerrshme’.
Mushkëritë e një pacienti me Covid-19 treguan dëmtime të mëdha (Foto: Dr. Brittany Bankhead-Kendall)
‘Por njeriu, dhe të gjithë të mbijetuarit dhe njerëzit që kanë dalë pozitivë – do të jetë një problem’.
Ndërsa u shfaq në CBS DFW, mjeku ndau tre imazhe të rrezeve X: një nga një pacient i shëndetshëm, një nga një duhanpirës dhe një tjetër nga një pacient me COVID-19. /Telegrafi/