LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë me paralajmërime për mosrespektimin e ndalesës së transportit publik

SPB Tetovë me paralajmërime për mosrespektimin e ndalesës së transportit publik

Policia e Tetovës njofton se intensivisht punon në paralajmërimin e transportuesve me furgon për masat qeveritare për ndërprerjen e transportit publik të udhëtarëve me qëllim që të pengohet përhapja e coronavirusit.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë tani për tani kryhen paralajmërime, por pas hyrjes në fuqi të dekretit nuk do të ketë kurrfarë toleranca dhe të gjithë shkelësit e masës në mënyrë adekuate do të sanksionohen.

“Menjëherë pas sjelljes së vendimit qeveritar, SPB Tetovë ka përgatitur plan-aneks të veçantë me të cilin rregullohen forma, mënyra dhe dinamika e implementimit të tij praktik, gjegjësisht hyrja dhe dalja e automjeteve në dhe nga Tetova. Tani më për të katërtën ditë në tre pika, të locuara në rrugët ‘Marshal Tito’ (tek Monopoli), ‘Ivo Lola Ribar’ (në afërsi të stadiumit të futbollit) dhe ‘Ilindenska’ (në dalje të Gostivarit) kryhen kontrolle të vazhdueshme të automjeteve, me ç’rast edhe njëherë dua të përkujtoj se tërësisht e ndaluar është hyrja në Tetovë e operatorëve ndërurban të autobusëve,, taksive me furgonë dhe të gjithë pjesëmarrësit në transportin lokal publik”, theksoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori