LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Pa luftën kundër falsifikimit të eurove, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në BE

Spasovski: Pa luftën kundër falsifikimit të eurove, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se pa luftën kundër falsifikimit të eurove, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrit, ekzistimi i kapaciteteve për luftën kundër falsifikimit të eurove është një ndër kushtet bazë të parapara në kapitullin e 24.


“Sa më shpejt që t’i ndërtojmë këto kapacitete, aq më mirë do të jetë për procesin e bisedimeve, por më mirë për forcimin e institucioneve tona në rritjen e kapaciteteve dhe stabilitetit të tyre, gjë që do të rrisë besimin e qytetarëve”, tha Spasovski në konferencën e mbajtur në Shkup me temë “Forcimi i kapaciteteve të sistemit në luftën kundër falsifikimit të eurove”.

Ai tha se ndër masat e para të ndërmarra është themelimi i zyrës qendrore për hetime në fushën e falsifikimit të parave. Projekti mbikëqyret nga Bundestagu gjerman./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori