LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Me organizimin pa të meta të Samitit të OSBE-së, do ta prezantojmë vendin në mënyrën më të mirë

Spasovski: Me organizimin pa të meta të Samitit të OSBE-së, do ta prezantojmë vendin në mënyrën më të mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në RTMV foli për organizimin dhe sigurinë e samitit të OSBE-së, i cili javën e ardhshme (30 nëntor dhe 1 dhjetor) do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”.

Ministri Spasovski theksoi se “RMV si shtet praktikisht këtë vit ka nderin të organizojmë dy ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme, përkatësisht Konferencën 50 jubilare rajonale evropiane të Interpolit që MPB-ja pati nderin ta organizojë në maj të këtij viti në Ohër dhe tani organizimi i samitit të OSBE-së në Shkup”.


“Kjo është një ngjarje e madhe, kërkon shumë angazhim, shumë punë, sepse siguria duhet të jetë në nivel shumë të lartë. Ngjarja do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, ku pritet të marrin pjesë rreth 70 delegacione të OSBE-së, të udhëhequr në nivelin më të lartë nga ministrat e punëve të jashtme dhe njerëzit që do të jenë në ekipe. Gjithsej diku rreth 1000 persona, përfaqësues të delegacioneve dhe partnerë nga OSBE-ja, prej të cilëve 55 delegacione do të jenë të nivelit të tretë të sigurisë dhe disa delegacione të nivelit më të ulët, të katërt dhe të ulët të sigurisë. Të gjitha aktivitetet së bashku, Departamenti ynë për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara me të gjitha strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme, si dhe me institucionet qeveritare të përfshira në organizim, janë të gatshëm të mirëpresin këta të ftuar dhe që samiti të zhvillohet në nivel i kënaqshëm për të gjithë ne”, theksoi ministri Spasovski.

I pyetur se sa është MPB-ja e përgatitur për të garantuar që kjo ngjarje të kalojë në rregull të përsosur nga pikëpamja e sigurisë, ministri Spasovski siguroi se MPB është plotësisht e përgatitur dhe e përkushtuar që të garantojë sigurinë e të gjitha delegacioneve, si dhe garantimin e funksionimit normal të shtetit gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori