LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk presim rritje të valës së migrantëve

Spasovski: Nuk presim rritje të valës së migrantëve

Për momentin nuk kemi të dhëna se mund të ketë rritje të valës së migrantëve apo tentativa për të hyrë në territorin e vendit tonë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA tha se që nga prilli i këtij viti, kufiri është siguruar së bashku me Frotex dhe kjo kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të aktivizimit të rrugës ballkanike dhe mundësinë e kërcënimeve radikale dhe terroriste, veçanërisht pas konflikteve në Lindja e Mesme.

Spasovski shtoi se me ndihmën e Frontext, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një ulje prej 50 për qind të hyrjeve të paligjshme në vend.


“Ne jemi efikas në zbulimin e kontrabandës së migrantëve, por edhe procedura këtu tregon se kemi një rënie në krahasim me vitin e kaluar dhe edhe një herë konfirmoj përkushtimin e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Spasovski.