LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Me Marrëveshjen për FRONTEX do të sigurojmë mbrojtje më të mirë të kufijve

Spasovski: Me Marrëveshjen për FRONTEX do të sigurojmë mbrojtje më të mirë të kufijve

Si Ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, një vend që është pjesë e ‘rrugës ballkanike’ dhe që nga fillimi i krizës së migracionit ishte dhe mbetet vend tranzit, por jo vend origjine apo vend destinacioni përfundimtar. Dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi dhe aktivitetet që bëhen në kuadër të Procesit të Pragës, si dhe të gjitha proceset dhe platformat për menaxhimin e migracionit janë të një rëndësie të madhe për ne, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konferencë për shtyp pas Konferencës Ministrore të Procesit të Pragës.

Spasovski, siç kumtoi MPB-ja, edhe një herë theksoi përkushtimin e Ministrisë për forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e një partneriteti të qëndrueshëm për t’u përballur më efektivisht me sfidat që sjell migrimi, si përmes partneriteteve për migracionin, siç është Procesi i Pragës, ashtu edhe me agjencitë e BE-së.


“Kam kënaqësinë të them se me komisioneren evropiane Johansson do të nënshkruajmë Marrëveshjen për aktivitete operative të cilat i kryen Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Me këtë Marrëveshje do të mundësojmë mbrojtje më të mirë të kufirit, shpërndarje të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të FRONTEX-it apo policëve të huaj në pikat kritike kufitare”, tha Spasovski.

Ai shtoi se shpërndarja e personelit të FRONTEX do të pasojë zbatimin shumëvjeçar të Operacionit të Përbashkët në kufirin jugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori