LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Larja e parave njëra ndër segmentet bazike në financimin e terrorizmit (Video)

Spasovski: Larja e parave njëra ndër segmentet bazike në financimin e terrorizmit (Video)

Njohja me bazat dhe dallimet e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, identifikimit të klientëve me rrezik të lartë dhe ndjekjes së drejtë dhe zbulimit të transaksioneve të dyshimta. Këto janë një pjesë e qëllimeve të konferencës së parë ndërkombëtare që po mbahet në Shkup, në organizim të Akademisë Bankare dhe Teknologjisë Informative ABIT.

Në hapjen e konferencës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, prokurorja publike Lençe Ristoska, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe ekspertë nga Izraeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri Spasovski potencoi se problemi i larjes së parave është një ndër segmentet themelore në financimin e operacioneve terroriste.

“Institucionet e obliguara për zbatimin e ligjit duhet dhe patjetër, me intensitet përkatës, ta avancojnë dhe përshtatin gatishmërinë e tyre për kundërshtim efikas ndaj sfidave qi i sjell fenomeni i larjes së parave. Veçanërisht në pjesën e ekipimit kadrovik cilësor dhe vendosjes normative dhe shtrirjes. Logjistika në ato detyra duhet të vijë pikërisht nga ekipi i ekspertëve dhe profesional”, theksoi Spasovski.

Prokurorja speciale publike Ristoska theksoi se larja e parave përfshin disa fusha, të gjitha fushat nga puna financiare dhe rendi i përgjithshëm. Sipas saj, zgjidhja e këtij problemi duhet inkluzivitet të të gjithë faktorëve në shoqëri dhe qasjes ndërdisiplinore.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi theksoi se në të kaluarën ka pasur shumë raste të larjes së parave, ndërsa në disa herë, siç tha, kanë dashur t’i legalizojnë paratë e pista.

Duke u përgjigjur një pyetjejen e gazetarëve Muaremi tha se policia financiare punon intensivisht dhe aktivisht në disa raste dhe paralajmëroi opinioni së shpejti do të informohet rreth tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori