LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: E dimë kush ndihmoi Boshkovskin dhe Grujevskin

Spasovski: E dimë kush ndihmoi Boshkovskin dhe Grujevskin

E pas vendimit të Gjykatës së Lartë për Boshkovskin dhe Grujevskin, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se ata janë arratisur pasi që u është lënë hapësirë të bëjnë një gjë të tillë.

“Ka njerëz nga Maqedonia të cilët kanë shkuar atje dhe u kanë ndihmuar, dihet emrat e tyre, por për shkak të hetimit nuk mund të bëhen të ditur”, tha Spaskovski.


Ai shtoi se në Selanik ka edhe përkthyes gjyqësor, prandaj kjo nuk paraqet problem për ekstradimin e tyre. Ministri njëherit potencoi se marrëdhënia e punës e të gjithë zyrtarëve të DSK-së që janë të akuzuar në rastin “Fortesa 2” është pezulluar.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Goran Grujevski është dënuar me një vit e gjysëm burg për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare për përgjim./Telegrafi/