LAJMI I FUNDIT:

Spanjë – Rusi, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Spanjë – Rusi, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Nikoqirja Rusia do të përballet nga ora 16:00 me Spanjën që konsiderohet një prej favoriteve për ta fituar Botërorin në ditën e dytë të fazës eliminuese të Botërorit.

Rusia arriti të kualifikohet tutje nga vendi i dytë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Sbornaya regjistroi dy fitore fillestare shumë impresive ndaj Arabisë Saudie dhe Egjiptit duke shënuar tetë gola, por u mposht 3-0 nga Uruguai në ndeshjen e fundit.


Sidoqoftë, besimi do të jetë i madh në Rusi pas startit të mirë dhe tifozerisë së flakt që do të jenë rrezik permanent për Spanjën.

Spanja në anën tjetër ka kryesuar Grupin B mjaft me fat, pas një barazimi prej 2-2 naj Marokut i cili erdhi ne momentet e fundit. Spanja dështoi që të tregonte formën e saj më të mirë prej kualifikimeve dhe duhet të përmirësojë lojën në të kundërtën rrezikon herët eliminimin.

Goli i Iago Aspas ndaj Marokut është një prej golave më të shkëlqyer të këtij kampionati. Foto: Getty Images

Spanja

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2010 nuk ka ndonjë problem me lëndi mdhe hyn në këtë ndeshje pa lojtarë të suspenduar. Menaxheri Hierro pritet që të sjellë disa ndryshime në ekip, ku sistemi taktik do të mbetet 4-3-3, por ndryshimet do të jenë vetëm në lojtarë.

David De Gea do të vazhdojë të ketë besimin në portë, përkundër fillimit jo të mirë në ndeshjen ndaj Portugalisë dhe tash do ta ketë rastin për t’i dëshmuar aftësitë e tij dhe kredencialet si një prej më të mirëve.

Foto: Getty Images

Në mbrojtje, Dani Carvajal pritet që të luajë në krahun e djathtë me Jordi Alban që do ta mbajë vendin e tij në të majtë. Parnteriteti i Piques dhe Ramos në zemër të mbrojtjes është i pakontestueshëm. Se si do t’i menaxhojnë talentët Cheryshev dhe Golovin mund të ketë ndikim të madh në rezultatin e kësaj ndeshje.

Sergio Busquets do të jetë orkestruesi në mesfushë i cili do të lidhë sulmin me mbrojtjen. Thiago Alcantara luajti mjaft mirë ndja rusëve dhe pritet që të jetë në formacionin startues sërish. Andres Iniesta do të vazhdojë aty prej nga e la ndeshjen e kaluar.

Iago Aspas mund të startojë në vend të David Silvas i cili nuk ka shkëlqyer në këtë kampionat. Isco është startues i sigurt në të majtë. Diego Costa është në qendër të sulmit.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): De Gea, Carvajal, Pique, Ramos, Alba, Thiago, Busquets, Iniesta, Aspas, Isco.

Rusia

Stanislav Cherchesov do të duhet që të llogarisë në mungesën e Alan Dzagoev i cili është jashtë gjithë kampionatit për shkak të një lëndimi në ndeshjen hapëse. Igor Smolnikov do të mungojë po ashtu për shkak të përjashtimit ndaj Uruguait.

Kapiteni dhe portieri Igor Akinfeef nuk ka qenë aq i sigurt në portë, por do të shpresojë që të startojë ndaj Spanjës.

Në mbrojtje Mario Fernands kthehet në 11-shen startuese ashtus i Yuri Zhirkov që gjendet në krahun e majtë në vend të Smolnikovit të suspenduar. Iliya Kupteov dhe Sergei Ignashevich do të sigurohen që Costa të jetë i qetë.

Igor Smolnikov (Getty Images)

Në mesfushë Yuri Gazinskiy do të bashkëpunojë me Roman Zubnin që të tentojë të shmangë rrezikun e Spanjës nga presioni dhe hyrjes në ritëm të kreatorëve Iniesta dhe Isco. Aleskandr Golovin do të përkujdeset për kreativitetin në sulm duke startuar në rolin e një numri 10 për vendasit me mbështetje nga Samedov dhe Cheryshev në krah.

Në sulm do të jetë i pakontestueshmei Dzyuba i cili është rreziku kryesisht fizik për mbrojtësit shtatëgjatë të Spanjës. Dzyuba njihet për lojën në ajër.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Akinfeev, Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov, Golovin, Cheryshev, Dzyuba.

Statistikat kyçe

Spanja është e pamposhtur në 23 ndeshjet e fundit, 15 fitore, 8 barazime, që është ecuria më e gjatë në mesine 32 skuadrave që startuan në këtë Kampionat Botëror. Humbja e fundit erdhi dy vjet më parë ndaj Italisë 1/8 të finales në Kampionatin Evropian (2-0, qershor 2016).

Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia kurrë nuk e ka mposhtur Spanjën. Ndeshja e fundit e tyre përfundoi me barazim 3-3 në nëntor të vitit 2017.

Rusia ka pasur vetëm tri goditje në ndeshjen e fundit ndaj Uruguait, më së paku goditje nga një skuadër nikoqire që prej vitit 1994 kur SHBA ndaj Brazilit bëri po ashtu vetëm tri goditje.

Kjo është paraqitja e parë e Rusisë në fazën e eliminimit që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Spanja ka shënuar 10 gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Rusisë, shtatë në dy ndeshje në Euro 2008 dhe tri në një miqësore vitin e fundit.

/Telegrafi/