LAJMI I FUNDIT:

Spanjë – Francë: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024

Spanjë – Francë: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francë do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Spanja dhe Franca janë dy kombëtaret e para të cilat kërkojnë një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Vendi: Allianz Arena (Munih)


Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Spanja

Pedri nuk ka gjasa të shërohet nga një dëmtim në gju në kohë për të luajtur kundër Francës, që është një goditje e madhe për Spanjën.

Dani Olmo është vendosur të zëvendësojë në mes të fushës dhe ndërsa ishte raportuar se Alvaro Morata ishte pezulluar, sulmuesi është i disponueshëm për lojë.

Nacho dhe Jesus Navas pritet të startojnë në vend të dyshes së pezulluar Robin Le Normand dhe Dani Carvajal.

Franca

Adrien Rabiot rikthehet pas një ndalimi prej një ndeshje dhe është vendosur të rimarrë vendin e tij në mesfushë duke zëvendësuar Eduardo Camavingan.

Kylian Mbappe u largua në pjesën e dytë të vazhdimeve kundër Portugalisë, megjithatë është mirë për të filluar ndeshjen.

Didier Deschamps mund të lërë përsëri Antoine Griezmann në stol dhe të kalojë në një formacion 4-3-3 me Ousmane Dembele si sulmues i krahut të djathtë.

Fakte

Franca është kombëtarja që ka pranuar më së paku gola në Euro 2024 (1 gol).

Spanja është kombëtarja që ka shënuar më së shumti gola në Euro 2024 (10 gola).

Spanja ka shënuar gjashtë fitore ndaj Francës në 10 ndeshjet e fundit, Gjelat kanë marrë tri fitore dhe një ndeshje ka përfunduar me barazim.

Analizë

Spanja e mposhti vetme në fund të vazhdimeve Gjermaninë në një takim të fortë në çerekfinale në Shtutgart të premten. ‘La Roja’ ka pranuar vetëm dy gola në pesë ndeshjet e saj në Euro 2024 deri më tani, njëri prej të cilëve ishte autogol i Robin Le Normand.

Franca ende nuk ka shënuar nga loja e hapur në Euro 2024, por ka bërë mjaft për të kaluar në gjysmëfinale. ‘Les Bleus’ mburren me përvojën e madhe të lojës për të mbajtur larg këtë skuadër emocionuese të Spanjës.

Franca do të kërkojë të përmbajë këtë skuadër spanjolle me lojë të rrjedhshme dhe duhet të ketë mjaftueshëm për të rezervuar një vend në finale, megjithëse mund të shkojë në vazhdime ndeshja e sotme.

Formacionet e mundshme

Spanja: Unai Simon; Navas, Laporte, Nacho, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz, Olmo; Yamal, Morata, Williams;

Franca: Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Theo; Tchouameni, Kanta, Rabiot; Dembele, Thuram, Mbappe;

Parashikimi: Spanjë 1-1 Francë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori