LAJMI I FUNDIT:

​Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 7 qershor

​Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 7 qershor

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, mori mbështetjen parlamentare për një zgjatje të pestë të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por përsëri nga një shumicë e ngushtë edhe pas një debati të ndezur, duke treguar një ndarje të thellë politike në vend.

177 deputetë të parlamentit me 350 vende votuan në favor të zgjatjes. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila zgjat nga data 14 mars, tani është vazhduar deri më 7 qershor.


416 qytetarë u infektuan të mërkurën, kështu që totali arrin në 232.555 ose 0.18 për qind më shumë se një ditë më parë. Në të njëjtën kohë, 95 pacientë vdiqën, duke çuar totalin e viktimave nga Covid-19 në 27.888.

Hapja e ngadaltë e vendit dhe pasiguria ekonomike po rritin zhgënjimin midis banorëve. Çdo natë në Madrid dhe qytete të tjera, protestuesit dalin në ballkone dhe rrugë, duke goditur enë me lugë metalike në formë proteste dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Banka Qendrore e Spanjës pret një rënie ekonomike 12.4 për qind këtë vit pasi vendi varet nga turizmi dhe shërbimet që janë paralizuar për dy muaj. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori