Spanja shënon fitore minimale ndaj Irakut

Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi i Valencias, David Villa, ishte ai që theu rezultatin e ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes, e që doli të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Spanjës.
Në ndeshjen e ardhshme, kampioni i Evropës do të takohet me nikoqirin e Kupës së Konfederatave, Afrikën e Jugut, por pavarësisht të këtij rezultati Spanja tashmë është e kualifikuar për në gjysmëfinale.
Iraku, pavarësisht se ka vetëm një pikë nga dy ndeshje, mund të ketë rast të kualifikohet nëse mposht Zelandën e Re në ndeshjen e fundit, dhe nëse Afrika e Jugut humb pikë në ndeshjen tjetër e sotme kundër Zelandës.

Nga
Telegrafi
17/06/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































