Spanja raporton zero vdekje të reja nga coronavirusi të martën, për të dytën ditë me radhë

462:"Healthcare workers applaud during a protest calling for a reinforced healthcare system outside the Severo Ochoa hospital in Leganes outside Madrid on May 25, 2020 as the country loosens a national lockdown that was put in place to fight the spread of the novel coronavirus. - Spain's government revised downward the country's death toll from the coronavirus by nearly 2,000, bringing the total number of deaths recorded to 26,834. (Photo by JAVIER SORIANO / AFP) 3:"AFP

Spanja raportoi zero vdekje të reja nga coronavirusi të martën, për të dytën ditë me radhë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vend gjithashtu raportoi se 137 raste të reja të virusit ishin diagnostikuar në 24 orët e mëparshme.
Numrat kanë rënë ndjeshëm pasi vendi ndryshoi metodat e raportimit.
Por disa ekspertë kanë hedhur dyshime në metodën e re, duke thënë se është e pasaktë.
Spanja ka regjistruar vdekje të reja çdo ditë që nga 3 marsi, megjithëse vdekja e parë atje nga virusi në të vërtetë daton më 13 shkurt.
Ky vend është një nga vendet më të goditura nga pandemia, pasi ka regjistruar 27,127 vdekje nga 239.638 raste të njoftuara, sipas shifrave të fundit të ministrisë të hënën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































