Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi sot akuzën e shpërdorimit të detyrës deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për akte të 7 viteve më parë, kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit, pas një padie ndaj tij prej Partisë Demokratike të opozitës. Çyrbja dorëzoi dje mandatin e deputetit, sipas tij, për arsye shëndetësore, dhe është shprehur se do të paraqitet para drejtësisë sa herë që të thirret.
Pas një padie dhe hetimesh mbi ngjarje të 7 vjetëve më parë, çështja e deputetit socialist Jurgis Çyrbja precipitoi në SPAK brenda 4 ditësh.
Të martën ai u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi mbi 7 orë, të enjten dorëzoi në Kuvend mandatin e deputetit dhe të premten iu komunikua akuza për shpërdorim detyre.
Ndryshe nga 4 ditë më parë kur hyri vetëm në SPAK, sot kur doli nga porta e Prokurorisë së Posaçme, teksa shoqërohej nga një avokate, zoti Çyrbja nuk bëri asnjë koment për shtypin, ndërsa u tha gazetarëve që informacionin ta kërkojnë nga SPAK-u.
Më herët ai është shprehur që mbetet i gatshëm të paraqitet në SPAK sa herë që të thirrej nga prej institucioneve të drejtësisë.
Hetimet nisën nga një kallëzim të dorëzuar në SPAK nga PD-ja për shpërdorim detyre në hipotekën e Durrësit më shumë se 7 vite më parë.
Çështja e deputetit Çyrbja ka qenë nën hetim për një kohë të gjatë, ndërsa sot atij iu komunikua zyrtarisht akuza e shpërdorimit të detyrës gjatë viteve kur drejtonte Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku edhe fitoi dy mandate si deputet i Partisë Socialiste në pushtet.
Akuza mbështetet, siç mësohet jozyrtarisht nga burime pranë SPAK-ut, mbi shkelje të dyshuara që gjenden në 4 praktika të ndryshme pronash kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Opozita e paditi Çyrbjen edhe për shpërndarje leje legalizimesh për qëllime elektorale para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur ai mori edhe mandatin e parë të deputetit, por mesa duket kjo pjesë nuk është përfshirë dhe akuza ndaj tij është vetëm për shpërdorim detyre.
Dosja i përket çështjeve të mbartura në SPAK nga prokuroria e krimeve të rënda, e cila e ka marrë në pyetje zotin Çyrbja vite më parë.
39 vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, është prej dy mandatesh qysh nga viti 2017 deputet i Qarkut të Durrësit, deri dy ditë më parë, kur dorëzoi vet mandatin e deputetit. Ai tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore.
Megjithatë në informacionin e Kuvendit ai ende figuron deputet i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, anëtar i përhershëm i komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, anëtar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën.
Pas studimeve për drejtësi në vitin 2010, Jurgis Çyrbja ka punuar si avokat dhe më pas pedagog në Universitetin e Durrësit.
Ai ka drejtuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur edhe organi i akuzës ka hetuar shpërdorimin e detyrës./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa