LAJMI I FUNDIT:

Spahiu thotë se revolucioni po vjen, në stilin e Ukrainës: Rama ka dy bunkerë të mbushur me para (Video)

Spahiu thotë se revolucioni po vjen, në stilin e Ukrainës: Rama ka dy bunkerë të mbushur me para  (Video)

Edi Ramën dhe Erjon Velinë po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t’i sulmojmë dhe do t’i fusim fizikisht në kazanë plehrash dhe më pas do t’i nxjerrim nëpër Tiranë, ka thënë kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij Oktapod.

Edhe pse moderatori e konsideroi si një skenar disi fiktiv, Spahiu këmbënguli duke shpjeguar se ky është një aksion që AKZ do ta ndërmarrë herët a vonë.


Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur momenti i revolucionit, ndaj duhet vepruar sipas modelit ukrainas.

Kreu i AKZ i kërkoi opozitës, LSI-së, Ben Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë.

Sipas tij, Rama kërkon t’i bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Ndërsa, ka shkuar edhe më tej në këtë intervistë “të pazakontë”, duke thënë se në Surrel, Edi Rama ka tre bunkerë: njërin ku banon dhe dy të tjerë të mbushur me paratë e fituara.

Kreshnik Spahiu u shpreh se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje, e cila ka kërkuar azil në Gjermani, pasi kërcënohet me jetë. Shkak për këto kërcënime, sipas gruas, është fakti se ajo ka punuar si numëruese parash, pikërisht në njërin nga bunkerët e Ramës.

Lidhur me marrëdhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AKZ tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri.

Ai njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot. /Telegrafi/