LAJMI I FUNDIT:

SpaceX merr ‘dritën e gjelbërt’ për një fluturim të tretë

SpaceX merr ‘dritën e gjelbërt’ për një fluturim të tretë

SpaceX ka vendosur të fluturojë edhe një herë me raketën e saj gjigante Starship, pasi rregullatorët federalë kanë miratuar planet e kompanisë për një fluturim të tretë.

Bëhet e ditur se nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.


‘Drita e gjelbërt’ i erdhi kompanisë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e cila licencon lëshimet e raketave, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“FAA ka vendosur që SpaceX ka përmbushur kërkesat e sigurisë, mjedisit, politikave, dhe përgjegjësisë financiare”, tha agjencia në një deklaratë.

Ky fluturim provë vjen pas dy përpjekjeve të tjera të cilat përfunduan me shpërthime të anijes kozmike dhe të përforcuesit.

Por, sipas SpaceX, këto dështime e ndihmojnë kompaninë të zbatojë me shpejtësi ndryshime të cilat dërgojnë në rezultate më të mira.

CEO i SpaceX, Elon Musk, e ka cilësuar raketën si mjet thelbësor në misionin themelues të kompanisë: vendosjen e njerëzve në Mars për herë të parë.

Gjithashtu, anija kozmike Starship është mjeti që NASA ka zgjedhur për të ulur astronautët e SHBA-së në Hënë si pjesë e programit të saj Artemis pas më shumë se pesë dekadave.

Zbarkimi i parë i astronautit nën programin Artemis është planifikuar të ndodhë në shtator të vitit 2026.

Ndryshe, agjencia amerikane e hapësirës është zotuar të investojë deri në 4 miliardë dollarë (mbi 3 miliardë euro) në Starship. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori