LAJMI I FUNDIT:

SpaceX lanson 60 mini satelitë të tjerë – qëllimi, sigurimi i mbulimit global me internet

SpaceX lanson 60 mini satelitë të tjerë – qëllimi, sigurimi i mbulimit global me internet

SpaceX ka lëshuar të hënën 60 mini satelitë, grupi i dytë i një rrjeti orbital për qëllim sigurimin e mbulimit global me internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa Falcon “shpërtheu” në qiell gjatë mëngjesit, duke shënuar fluturimin e katërt të paparë të një përforcuesi për SpaceX.

Siç është thënë tutje, satelitët kompakt me panel të sheshtë – vetëm 260 kilogramë secila – do të bashkohen me 60 të tjera të lëshuara në maj.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, dëshiron të vendosë në orbitë mijëra prej këtyre satelitëve Starlink, për të ofruar shërbim të internetit me shpejtësi të lartë kudo.

Elon Musk deklaron se ndërtimi i "qytetit të banueshëm" në planetin Mars kërkon njëmijë anije kozmike dhe 20 vjet për përfundim
Lexo po ashtu Elon Musk deklaron se ndërtimi i "qytetit të banueshëm" në planetin Mars kërkon njëmijë anije kozmike dhe 20 vjet për përfundim

Ai planifikon të fillojë shërbimin vitin e ardhshëm në SHBA dhe në Kanadanë veriore, me mbulim global për zonat e banuara.

Ndryshe, muajin e kaluar, Musk përdori një satelit në orbitë Starlink për të dërguar një cicërimë: “Wow, po funksionon!!”

SpaceX është në mesin e shumë kompanive të interesuara për të siguruar mbulimin e internetit me brez të gjerë në mbarë botën, veçanërisht në zonat ku kushton shumë ose është jo i sigurt. Të tjerët përfshijnë OneWeb dhe Amazon të Jeff Bezos.

Sipas Musk, të ardhurat nga Starlink mund të ndihmojnë SpaceX të zhvillojë raketa dhe anije kozmike për të udhëtuar në Mars, ambicia e tij kryesore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori