SpaceX e Elon Musk po ndërton një rrjet satelitor spiun për inteligjencën amerikane
SpaceX po ndërton një rrjet prej qindra satelitësh spiun sipas një kontrate me një agjenci të inteligjencës amerikane, duke demonstruar kështu thellimin e lidhjeve midis kompanisë hapësinore dhe agjencive të sigurisë kombëtare.
Bëhet e ditur se rrjeti po ndërtohet nga njësia Starshield e SpaceX sipas një kontrate 1.8 miliardë dollarëshe të nënshkruar në vitin 2021 me Zyrën Kombëtare të Zbulimit (NRO), një agjenci inteligjence e cila menaxhon satelitët spiun.
Këto plane tregojnë shtrirjen e kompanisë së Elon Musk në inteligjencën dhe projektet ushtarake të SHBA-së dhe ilustrojnë një investim më të thellë të Pentagonit në sistemet satelitore, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Nëse ky rrjet do të jetë i suksesshëm, programi do të avancojë dukshëm aftësitë e qeverisë dhe ushtrisë amerikane për të zbuluar objektiva të mundshme pothuajse kudo në glob.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur rrjeti i satelitëve do të vihet në funksion dhe se cilat kompani tjera janë pjesë e këtij programi.
Kjo pasi SpaceX si operatori më i madh satelitor në botë nuk ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen.
Ajo që dihet është se satelitët do mund të gjurmojnë objektiva në terren dhe ato të dhëna do t’i ndajnë me inteligjencën dhe zyrtarët ushtarak të SHBA-së.
Në parim, kjo do t’i mundësojë qeverisë amerikane të kap shpejt imazhe të vazhdueshme të aktiviteteve në terren pothuajse kudo në glob, duke ndihmuar kështu inteligjencën e vendit dhe operacionet ushtarake.
Ndryshe, Pentagoni është një prej klientëve më të mëdhenj të SpaceX pasi përdor raketat Falcon 9 për të nisur ngarkesa ushtarake në hapësirë.
Rrjeti i planifikuar Starshield do të jetë i ndarë nga Starlink i cili ka rreth 5,500 satelitë në hapësirë për të ofruar internet, dhe thuhet të jetë pjesë e konkurrencës së intensifikuar midis SHBA-së dhe rivalëve të saj për t’u bërë fuqia dominuese në hapësirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës