LAJMI I FUNDIT:

S&P: Rritja ekonomike e Turqisë do të jetë në nivelin 3.4%

S&P: Rritja ekonomike e Turqisë do të jetë në nivelin 3.4%

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive Standard & Poor’s (S&P) bëri të ditur se kërkesa në rritje e konsumatorit do të mbështesë rritjen ekonomike të Turqisë.

Standard & Poor’s theksoi se parashikojnë që rritja ekonomike e Turqisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 3,4 për qind.


Agjencia vlerësuese në raportin e përgatitur në lidhje me Turqinë, përdorte shprehjen: “Konsumatori përforcon edhe një herë ekonominë turke. Por shpenzimet e kapitalit dhe eksporti duket në stanjacion. Sektori privat në stanjacion, çmimet e ulëta të naftës dhe popullsia e lartë e emigrantëve duket janë bërë përsëri faktori kryesorë i rritjes ekonomike të Turqisë”.

Në raportin e S&P theksohej se pritshmëria e inflacionit këtë vit parashikohej 8 për qind ndërsa vitin e ardhshëm 7 për qind.

Kurse niveli i papunësisë këtë vit në Turqi pritet të jetë 10,1% kurse vitin e ardhshëm 9,9 për qind.

Në raportin ku parashikohet se deficiti buxhetor i Turqisë këtë vit do të jetë 4,25 ndërsa vitin e ardhshëm 4.1 për qind bëhet e ditur gjithashtu se modeli i rritjes së saj është ende i varur nga financimet e huaja dhe një ngadalësim i fuqishëm i rrjedhjes së kapitalit përbën rrezik për uljen e parabolës së treguesit ekonomik të Turqisë.

Kurse në lidhje me Bankën Qendrore të Turqisë, shkruhet: “Pritshmëritë e inflacionit bazë dhe objektiva e Bankës Qendrore për nivelin 5 për qind është ende e lartë. Nga ana tjetër, banka Qendrore kërkon të mbështesë edhe ekonominë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori