LAJMI I FUNDIT:

Sot voton edhe diaspora e Maqedonisë

Sot voton edhe diaspora e Maqedonisë

Sot në Maqedoni është heshtje parazgjedhore, e cila ka filluar prej në mesnatë dhe do të zgjatë deri të dielën në orën 19:00, megjithatë do të votojë diaspora e Maqedonisë. Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, ndërsa votimi përfundon në orën 19:00, sipas kohës lokale të vendeve ku do të votohet në diasporë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në zgjedhje janë duke marr pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista të kandidatëve.


Për votim jashtë vendit janë paraqitur 20.573 qytetar, përderisa në listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 votues të cilët, sipas evidencës së organeve kompetente vlerësohet se janë me punë të përkohshme jashtë vendit./Telegrafi/