LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Sot vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për 18 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Procesi gjyqësor gjendet në fazën përfundimtare dhe duhet të vazhdojë me prononcimin e fjalëve përfundimtare.

Në bankën e të akuzuarve janë pesë personat të cilët nuk kërkuan amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi në MPB për operacione speciale Dushko Llazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqatat patriotike, si dhe 13 të akuzuar kërkesat e të cilëve për amnisti ishin refuzuar.


Gjykata i hodhi poshtë kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellevski, Vllatko Trajanovski dhe Viliam Mihajllovski.

Rasti “27 prilli” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në kuadër të procedurës së dëshmive ishin marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si dhe një dëshmitar i rrezikuar, në dëshminë e të cilit ishin përjashtuar opinioni. Si dëshmitarë ishin marrë në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançevski, ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, peshkopi Pimen dhe të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori