LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për të “enjten e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë

Sot vazhdon gjykimi për të “enjten e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, kundër 18 personave.

Kjo lëndë ndodhet në fazën përfundimtare dhe në seancën e sotme pritet që prokurorja Villma Ruskovska të përfundojë ndryshimin e aktit prokuror në pajtim me Ligjin për amnisti dhe të fillojë procesi i fjalëve përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në bankën e të akuzuarve kanë mbetur ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi në MPB për operacione speciale Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug, si dhe 13 të akuzuar tjerë të cilëve ju refuzuan kërkesat për amnisti.

Ndryshe, seanca e kaluar u anulua pasi siç tha gjykatësja Dobrilla Kacarska, Gjykata e Apelit nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtojë ankesat e atyre që u ishin refuzuar kërkesat për amnisti.

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 akuzoheshin për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerë për veprën “nxitje”, ndërsa sipas Ligjit për amnisti 15 persona u liruan nga akuzat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori