LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdohen dy seanca kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë dy seanca dhe atë senacën e 97-të dhe 99-të, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të seancës së 99-të pritet deputetët ta fillojnë debatin për Raport për aktivitetet e Prokurorisë publike për shkeljen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes ligjore të komunikimeve për periudhën gjashtë mujore. Raporti i PSP-së është pika e rendit të ditës të kësaj seance.


Poashtu kësaj seance i ka paraprirë edhe vazhdimi i seancës së 97-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim ligjin për ndryshime të ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar. /Telegrafi/