LAJMI I FUNDIT:

Sot varroset polici Izet Demaj

Sot varroset polici  Izet Demaj

Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj.

Ceremonia mortore mbahet në varrezat e dëshmorëve në Koshare.


Për nder të policit Demaj, sot në Kosovë është shpallur ditë zie.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin Demaj.

Agjenda e ceremonisë mortore:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit. /Telegrafi/