LAJMI I FUNDIT:

Sot do të mbahet konferenca e Google I/O 2023, ku mund të lansohen pajisje të reja

Sot do të mbahet konferenca e Google I/O 2023, ku mund të lansohen pajisje të reja

Eventi Google I/O 2023 do të mbahet sonte dhe konferenca vjetore e zhvilluesve të kompanisë do të transmetohet drejtpërdrejt këtë vit.

Derisa Google zakonisht prezanton versionin e ardhshëm të sistemit të tij operativ Android së bashku me ndryshimet në aplikacionet celulare të kompanisë dhe mjetet e zhvillimit të aplikacioneve, ne gjithashtu mund të presim që gjigandi i kërkimit të lansojë dhe të zbulojë një pajisje të re në Google I/O.


Këto përfshijnë një smartphone të ri të përballueshëm Pixel që do të pasojë Pixel 6a të vitit të kaluar dhe celularin e parë të palosshëm të kompanisë, sipas njoftimeve ngacmuese nga kompania.

Ku mund ta shikojmë transmetimin e drejtpërdrejtë të Google I/O 2023

Google I/O 2023 do të fillojë sonte në orën 7 pasdite (me kohën në Kosovë), me ngjarjen kryesore të konferencës ku do të jetë CEO i Google, Sundar Pichai.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Amfiteatri Shoreline i kompanisë në Mountain View, Kaliforni.

Ndryshe nga ngjarja kryesore (me Sundar Pichain) e cila do të jetë e qasshme për të gjithë, nëse doni të merrni pjesë në evnein kryesor të zhvilluesve dhe seanca pasuese për zhvilluesit, do t’ju duhet të regjistroheni paraprakisht.

Ju gjithashtu mund ta shikoni fjalimin kryesor të Google I/O 2023 në videon e vendosur më poshtë.