LAJMI I FUNDIT:

Sot shpallet aktgjykimi për sulmin në Kuvend

Sot shpallet aktgjykimi për sulmin në Kuvend

Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më 4 gusht 2016.

Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit sot, në ora 13:00.


Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti. Aktakuzën e kishin quajtur politike, ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.