LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet zgjedhja e qeverisë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e 12 prillit

Sot pritet zgjedhja e qeverisë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e 12 prillit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet që sot ta zgjedhë qeverinë kalimtare në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill, siç paraprakisht u dakorduan liderët e partive politike.

Qeveria teknike ose kalimtare duhet të zgjidhet deri në mesnatë, ndërsa prej nesër ajo duhet të fillojë me punë, qëllimi bazë i të cilës është organizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike. Qeveria teknike formohet njëqind ditë para zgjedhjeve.

Procedura fillon me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, një veprim që ai e paralajmëroi për më 3 janar. Pasi për këtë formalisht do të njoftohet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, ai thirr seancë dhe Parlamenti e konstaton dorëheqjen. Pastaj kryetari i Kuvendit e njofton presidentin e shtetit Stevo Pendarovskin, i cili duhet t’i japë mandat ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili nga trupat më të lartë të partisë së LSDM-së ishte propozim për kryeministër teknik dhe për të cilin ka harmonizim edhe nga ana e OBRM-PDUKM-së opozitare. Spasovski më pas duhet ta propozojë qeverinë e re teknike dhe ajo përbërje qeveritare do të udhëheq me vendin në periudhën deri në zgjdhjet dhe formimi i qeverisë së re.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi kohë më parë deklaroi se duke e marrë parasysh se marrëveshja për zgjedhjet është arritur mes partive më të mëdha dhe për përbërjen e qeverisë kalimtare, tërë procedura mund të përfundojë për një ditë, gjegjësisht më 3 janar deri në mesnatë.

Qeveria teknike duhet t’i zbatojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në qeverinë kalimtare, opozita, përveç ministrit të Punëve të Brendshme, propozon edhe ministër të Punëve të Brendshme si dhe zëvendësministra shtesë të Financave, Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe të Bujqësisë, ndërsa pushtetit merr zëvendës në MPB dhe MPPS.

OBRM-PDUKM e propozon Naqe Çulevin, profesionist i Agjencisë për Zbulim si propozim i ri për njeri të parë në MPB në Qeverinë teknike.

Sipas propozimit të LSDM-së, zëvendësministër i Punëve të Brendshme do të jetë Slavjanka Petrovska, ndërsa e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel.

Në përputhje me ligjin, ministri i Brendshëm teknik mund të bëjë më së shumti 15 shkarkime ose risistemime, në vende më të ulëta ose më të larta të bartësve të pozicioneve udhëheqëse në MPB, ndërsa mund të bëjë edhe sistemime horizontale të të punësuarve që janë me propozim të tij në shifrën prej 10 për qind të numrit të sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitin 2013 dhe 2014.

Mandati i ministrave dhe zëvendësministrave teknik zgjatë deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e zbatuara të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka mandati u pushon sipas fuqisë së ligjit.

Koncepti Qeveri teknike ose e Përzhinos ishte vendosur pas krizës së krijuar, pasi që kryeministri Zoran Zaev, atëherë lider i opozitës në vitin 2015 filloi me publikimin e “bombave”, pas të cilave vijuan zgjedhje të parakohshme.

Ky koncept, që tani është obligim ligjor, është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos që në vitin 2016 e arritën ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri aktual Zaev, i cili atëherë ishte në opozitë dhe përfaqësuesit e partive të tjera me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Tani, disa vite më vonë, pasi që Maqedonia e Veriut nuk mori dritë jeshile për fillimin e bisedimeve në samitin e BE-së në tetor, Zaevi, tani si kryeministër, vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Qeveria teknike formohet me shumicë të thjeshtë. Kjo do të jetë qeveria e dytë kalimtare para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministër i parë në qeverinë kalimtar ishte Emil Dimitriev nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori