LAJMI I FUNDIT:

Sot përfundon afati i ri-regjistrimit të veturave në veri, 3 mijë e 400 aplikime deri më tani

Sot përfundon afati i ri-regjistrimit të veturave në veri, 3 mijë e 400 aplikime deri më tani
Foto: Ilustrim

Sot është dita e fundit që qytetarët në veri të Kosovës kanë mundësi të ri-regjistrojnë automjetet e tyre nga targat ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Që nga 1 nëntori e deri më sot (15 dhjetor) 3,400 mijë qytetarë kanë aplikuar për ri-regjistrim të veturave në veri.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Sipas tij, nga 1 nëntori e deri më sot janë regjistruar 3,400, ndërsa në afatin e mëhershëm janë regjistruar 800.

“Deri më tani janë regjistruar 3,400 vetura. Ndërkohë që në afatin e mëhershëm janë regjistruar 800, të gjitha janë 4,200”, tha ai.

Ndërkaq, në rast se nuk shtyhet përsëri afati, pas 15 dhjetorit Elshani tha se veturat me targa ilegale do të konsiderohen si të paregjistruara.

Ai po ashtu theksoi se nëse një veturë del në komunikacion me targat ilegale, shoferit do t’i shqiptohet gjobë prej 150 euro si dhe do t’i merren targat, dokumentacioni dhe vetura do të largohet nga komunikacioni.

“Pas përfundimit të këtij afati, pra pas datës 15 dhjetor, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi. Automjetet do të ndalohen nga Policia e trafikut rrugor dhe do të gjobiten për kundërvajtje në trafik dhe tabelat do t’i largohen automjetit”, tha Elshani.

Mirëpo, siç tha ai nëse sërish personi del në komunikacion me të njëjtën veturë atëherë ajo do të konfiskohet.

Ndërsa, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Nora Fetoshi sqaroi i tërë ky proces që nga fillimi ka pasur për qëllim ligjshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në trafik.

“Si Qeveri kemi mirëpritur vullnetin e qytetarëve të komunitetit serb në respektim të vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shfrytëzuar këtë shans të fundit për konvertim të tabelave nga ato ilegale në RKS”, ka thënë Fetoshi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori