LAJMI I FUNDIT:

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave!

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave!

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,90€ për filmat 3D si dhe në Prishtinë duke filluar nga 3,20€ për filmat 2D, dhe 4,30€ për filmat 3D.

Sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 16:30 deri në ora 22:15 në kinemë në Prishtinë si dhe nga ora 18:15 deri në ora 21:30 në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1. Dune

Dune Part Two – Paul Atreides bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa kërkon hakmarrje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Përballë një zgjedhjeje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, ai përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.

2. Kung Fu Panda 4

Kung Fu Panda 4- Pas tre aventurash që sfiduan vdekjen, pasi mposhti kriminelë të klasit botëror me kurajon e tij të pashoqe dhe aftësitë e papërballueshme të arteve marciale, Poja, Luftëtari Dragua ( kandidati për Golden Globe, Xhek Blek), thirret nga fati për…të bërë një pushim. Më specifikisht, ai është përcaktuar që të behet Udhëheqësi Shpirtëror i Luginës së Paqes.

3. Dy Gisht Mjaltë 2

Dy Gisht Mjaltë 2 – tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.

Kinemaja në Prishtinë nis punën ne ora 16:30 dhe kinemaja në Prizren, nis punën nga ora 18:15, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni këtu: Orari i filmave

/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori