LAJMI I FUNDIT:

Sot nis mësimi online në universitetet e vendit për një muaj

Sot nis mësimi online në universitetet e vendit për një muaj

Të gjitha universitetet në vendin tonë nisin vitin e ri akademik me mësim online.

Rreth 21 mijë studentë që nisin fakultetin për herë të parë, do ta fillojnë atë online, ndërsa në total mendohet se është një numër më i lartë që nuk do të shkelë në auditore.


Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke vendosur që mësimi të zhvillohet online nisur nga shifrat e larta të të prekurve dhe vdekurve me COVID-19 në vend.

Kujtojmë se mësimi studentët iu nënshtruan procesit të mësimit online gjatë fillimit të pandemisë dhe karantinimit duke theksuar se kjo nuk është gjë e re për ta/ Por mësimi online ka sjellë problem tek ata pasi shumë prej tyre kanë paguar konviktet, të cilat janë të mbyllura dhe të tjerë nuk kanë mundësi që të paguajnë internetin./Top Channel/