Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ndërsa, pjesëmarrës do të jenë edhe Drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber dhe udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare, Kadri Jõgiste.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.