LAJMI I FUNDIT:

Sot në Kuvend do të mbahen katër seanca komisionesh

Sot në Kuvend do të mbahen katër seanca komisionesh

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të diskutohen propozim ligjet e komisioneve për arsim, shkencë dhe art, për bujqësi, pylltari dhe menaxhimit me ujin, dhe shëndetësi, përcjell Telegarfi Maqedoni.

Para komisionit për arsim është propozim ligji për arsim të lartë në leximin e parë, në komisionin për bujqësinë do të diskutohet për propozim ligjin për bujqësi dhe zhvillim ruarale dhe ligjit për konsolidimin e tokave bujqësore, të dyja në leximin e parë, ndërsa anëtarët e komisionit për komisionin e legjislativit-drejtësisë duhet të shqyrtojnë më shumë pika, nga fusha e financave, gjykatës, arsimit, bujqësisë dhe komunikacionit.


Komisioni për shëndetësi, përsëri organizon debat publik me temën “efektet e zbatimit të importeve paralele të barnave”./AIM/. /Telegrafi/