LAJMI I FUNDIT:

Sot mot me shi, këto janë temperaturat

Sot mot me shi, këto janë temperaturat
Foto: Envato

Situata meteorologjike sërish mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat sërish rikthehen mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Situata meteorologjike, fillimisht parashihet të përkeqësohet në perëndim dhe veriperëndim të vendit, për të vazhduar edhe në pjesët e tjera të territorit.


Re të dendura dhe me një shkallë të lartë të lagështisë do të zhvillohen kryesisht në orët e vona të ditës.

Temperaturat mbeten të larta për muajin që jemi, minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Në rrafshin e Dukagjinit do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 18m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, drejtimi mbetet i njëjtë, por shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori