LAJMI I FUNDIT:

Sot mot me diell, në mëngjes ngrica dhe ftohtë

Sot mot me diell, në mëngjes ngrica dhe ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica dhe ftohtë, viseve të ulëta me mundësi për mjegull.

Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. /Telegrafi/