LAJMI I FUNDIT:

Sot lansohet praktika për punë

Sot lansohet praktika për punë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/ Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) zyrtarisht do të lansojnë programin për Praktikë në Punë 2017 për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit, të premten, më 20 tetor, në qendrën e konferencave ORION (përballë Kino ABC) në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica , Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, dhe zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo do te prezantojnë programin praktikë në punë në ceremoninë zyrtare në bashkëpunim me sektorin privat që do të ofroj kushte për 200 praktikant të rinj dhe të reja.


Programi ka për qëllim që të ju mundësojë të papunëve, të sapo diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, duke i ofruar mundësi që të bëjnë një praktikë tre-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë. /Telegrafi/