Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen hapjes së fushatës së kësaj partie.

Përmes një adresimi në Facebook, Hasanpapaj ka njoftuar se tubimi do të mbahet sonte nga ora 18:00 në Sallën “1 Tetori”.


“Sonte, nga ora 18:00 në Sallën ‘1 Tetori’, bëhemi BASHKË për hapjen e fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës. ✌️”, ka shkruar Hasanpapaj.

"Sot ia fillojmë, më 7 qershor do të festojmë", ka deklaruar në videoadresim Hasanpapaj./Telegrafi/