LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Sot hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Sot do të hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr.4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” është qendra e cila nga sot do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19.


Në njoftimin për media thuhet se shërbimi do të ofrohet çdo ditë duke filluar ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke filluar nga 29.01.2022, do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Ky vendim është marr me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te mensa. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/