LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon gjykimi për lëndën ”Trajektorja” ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

Sot fillon gjykimi për lëndën ”Trajektorja” ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të fillojë gjykimi për lëndën ”Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski.


Ata akuzohen se në periudhën 2012-2013 kanë ndërmarrë më shumë aktivitete me të cilat i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar shtetin me mbi 150 mijë euro./Telegrafi/