LAJMI I FUNDIT:

Festa e Vidovdanit, Policia merr masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë

Festa e Vidovdanit, Policia merr masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.

Në njoftimin për media thuhet se me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor.


“Në këtë kontest nga fillimi e deri në përfundim të ceremonisë në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës, Policia do të bëjë ridrejtimin e komunikacionit për automjete, me qëllim të shmangies së krijimit të tollovive në trafik.Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, duke përfshirë këtu edhe ridrejtime apo kufizime të tjera shtesë të rrugëve, për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi”, thuhet në njoftim.

“Andaj, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë qytetarët që mos të bien pre e çfarëdo provokimi të mundshëm gjatë mbarëvajtjes së manifestimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori