LAJMI I FUNDIT:

Sot e nesër, mot me diell dhe reshje shiu

Sot e nesër, mot me diell dhe reshje shiu
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius.

Ndërkaq, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/