LAJMI I FUNDIT:

Sot, dita e shtatë e fushatës zgjedhore

Sot, dita e shtatë e fushatës zgjedhore

Sot në Kosovë vazhdon dita e shtatë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diele më 6 tetor.

Fushata e cila ka nisur më 25 shtator do të përfundoj më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje parazgjedhore e cila zgjat deri të dielën në mbylljen e qendrave të votimit.


Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Kujtojmë se më 19 shtator ka filluar votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Ky votimi përfundon me 5 tetor.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike është kërkuar që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Më poshtë aktivitetet e partive politike nëpër komuna:

-Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Kamenicës. (Palestra e Sporteve në Kamenicë, ora 15:30)

– Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Istogut. (Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, ora 15:30)

Koalicioni AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Viti. (Para Shtëpisë së Kulturës, ora 16:00)

– NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Drenasit. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 16:00)

– Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Gjilanit. (Palestra e Sporteve në Gjilan, ora 17:00)

– Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Pejës. (Salla e sporteve “Karagaq” në Pejë, ora 17:00)

Koalicioni AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Gjilan. (Parku “Dardania” në lagjen “Dardania”, ora 18.00)

– NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës në Lipjan, ora 18:00)

– NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Fushë Kosovës. (Salla e Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, ora 18:00)

– Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Vitisë. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 18:30)

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Gjakovë. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 19.00)

-Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Shkolla fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 19:00)

Koalicioni AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

– Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Ferizajt. (Restorant Ujvara në Ferizaj, ora 20:30). /Telegrafi/